Raporti për verifikimin e shkeljeve të Presidentit Ilir Meta, miratohet në mënyrë unanime nga komisioni hetimor

0

Komisioni Hetimor e ka miratuar në mënyrë unanime raportin për verifikimin e shkeljeve të Presidentit Ilir Meta.

Tashmë, brenda shtatë ditëve, ky raport do t’i dërgohet Parlamentit, që deputetët të shprehen me votë për shkarkimin apo jo nga detyra të Kreut të Shtetit.

“Kush është dakort me raportin, konkluzionet e tij dhe gjithë materialet bashkangjitur duke marrë parsysh sugjerimet e kolegëve?

Të gjithë janë dakort. Miratohet raporti i komisionit hetimor për verifikimin e të gjitha shkeljeve të rënda të presidentit Ilir Meta me vota unanime të të gjithë anëtarëve”, tha kryetari i komisionit hetimor, Alket Hyseni.

“Kjo nuk është ditë krenarie për secilin nga ne por ditë e mirë për demokracinë, për shtetin e së drejtës se ne kemi ndjekur një proces të shëndoshjes së demokracisë, përtej asaj që do vendoset në seancë kjo është triumf i shoqërisë tonë demokratike, kushtetutës dhe mekanizmat të kontrollit ndaj zyrtarëve të cdo rangu për të cilët ka dyshime se mund të kenë abuzuar me ligjin e Kushtetutën”, u shpreh Hyseni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu