Këndet e fjalës dhe takimet me pak njerëz e distancë i kanë lënë vendin grumbullimeve plot me njerëz edhe në Partinë Socialiste.
Pamjet që shihni në foto dhe video janë të ditës së djeshme dhe të sotme, raporton noa.al e cila ka ndjekur takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe.
Siç shikoni, nuk ka më takime me pak të ftuar por njerëz që ndjekin socialistët nga pas dhe brohorasin.
Në Shkodër sot, Rama u prit nga qindra përkrahës të Partisë Socialiste të cilët e shoqëruan gjithë kohës në takimin elektoral.
Ra në sy që njerëzit nuk mbanin distancë ashtu si në mitingjet e Bashës dhe as nuk mbanin maska një pjesë e mirë e tyre.
Këto grumbullime vijnë disa ditë pasi Rama e kishte përdorur faktin që në takimet e Bashës kishte mbledhje njerëzish pa maska dhe pa distancë duke e sulmuar fort dhe duke paralajmëruar se do të ketë shtim të rasteve me koronavirus në vend. /noa.al