Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk i ka ndalur prej ditësh sulmet ndaj qeverisë Rama. Madje ditën e sotme ka sjellë në vëmendje deklaratën e bujshme të gazetarit Artur Çani i cili tha në emisionin ‘Ajsberg’ se Rama e ka bërë testin e koronavirusit po ka përdorur emër tjetër.
Maniani shkruan se Rama po përdor strategjinë e tërmetit edhe në rastin e koronavirusit.
“Ajo që thotë Artur Çani se Rama me emër fallso, ka bërë testin e COVID tek klinika të cilën e mbylli brutalisht, nuk më çudit.
Thonë se këtë marifet, pra të marrjes së shërbimeve mjeksore me emërr fallco,e ka bërë dhe në raste të tjera. Fjala vjen Martin Henze, për këtë shkak e quan publikisht Mustafa Rama…
Pra ska asnjë çudi. Duket se strategjia e sjelljes është që kur kujdeset seriozisht për shëndetin e tij, përdor emër fals.
Ndërsa kur i intereson të luajë “viktimën” në publik aktron me emrin e vet. Herë i dridhen duart, herë i zverdhet fytyra, herë hap thashethem se është sëmurë.
Tek tërmeti bëri çmos të ishte viktimë, duke përdorur të birin. Tani kam idenë se po e mendon të shtiret sikur e zuri virusi… Skena tipike këto për populistët që duan vemendje me çdo kusht.
Skenat e suspancës mediatike që kaloi Britania me sëmundjen reale të Boris Johnson i endërron çdo populist që lufton për kultin e vet
Nejse, punë për të. Por meqë ra fjala nga konstatimi që bëri të hënën në Ajsberg gazetari Artur Çani…
Çudi hiç fare!
Aktrim sa të duash!