Psikologët me hunj në dorë dhe një doganier me damkë, pse kamera e Syrit Demokrat u zhvendos nga KQZ-ja tek zyrat zyrat e Urdhrit të Psikologut, përleshje grash te Gjykata e Tiranë

0

Që prej ditës së enjte në mbrëmje vonë, Partia Demokratike po lufton dhëmb për dhëmb në një front tjetër zgjedhjesh. Pasi humbi në zgjedhjet për qeverinë, ka një shpresë të mirë të fitojë qeverinë e Psikologëve. Eda Grimci, Kryetare e PD, Dega 9 Tiranë, ngriti Policinë dhe mediat në këmbë që pa u gdhirё dita e hënë, për të marrë zyrat qesharake të Urdhrit të Psikologut, me qëllim që t’ia çonte padronit: Ja doktor, e morëm një kala, vazhdojmë rinumërimin e Tiranës…!

Urdhri i Psikologut prej disa kohësh është kthyer në arenë grindjesh dhe konflikti mes disa grave tallagjare që synojnë ta mbajnë poshtë fustanit këtë organizatë. Kamera e Syrit demokrat mësyn sot në derën e një apartamenti pranë Gjykatës së Tiranës, aty ku gjenden zyrat e Urdhrit të Psikologut shqiptar. 1500 psikologët e Shqipërisë, i kanë zyrat në një kotec pallati. Sjellja e tallagjareve dhe zyrat që pamë sot, nuk kanë aspak lidhje me profesionalizëm, as me etikën, e jo më me ndonjë vlerë që një psikolog duhet të mishërojë.

Fjala pompoze “Presidente”, titulli delikat “Psikologe” nuk shkojnë fare me vlonjatet e ҫakërryera Brunilda Laboviti dhe Eda Grimci. Psikologet shqiptare të shqyejnë derën, me dhe pa polici. Ato të bëjnë me turp kur i sheh dhe mendon se, ato… janë gratë dhe psikologet e shqiptarëve.

Po çfarë tregon kjo mënyrë “femërore” hyrjeje me forcë, me arrogancë, me insistim për të marrë një zyrë, apo një institucion?

Tregon vetëm babëzi për pushtet dhe një mungesë të thellë të ndjeshmërisë profesionale që pritet nga një psikologe grua, mundësisht delikate, se i tillë është ky profesion.

Përse ky nxitim, me polici për të marrë me çdo kusht një karrige në një kotec pallati?

Për më tepër, si mund t’i besohet një vendim gjyqësor për një të mitur një personi që demonstron sjellje kaq agresive, të papërmbajtura në publik?

Në vend që të jepnin shembullin e grave elegante që janë veçanërisht dinjitoze dhe induktojnë maturi e qetësi, sot pamë një pamje të trishtë të disa luftëtareve që me hunj luftonin për të marrë çelësat e një zyre 100 m². Këta janë komuniteti i psikologëve?

Përplasja PD-PS për Urdhrin e Psikologut

Urdhri i Psikologut ka një vit që bën zhurmë. “Pushteti” aktual që përfaqësohet nga Valbona Treska me Elona Mustafaraj, u sfidua të enjten nga Brunilda Laboviti dhe protektorja e saj Eda Grimci. Brunilda Laboviti e PD-së mundi në votim Elona Mustafaraj të PS-së, në zgjedhjet që u zhvilluan për kreun e Urdhrit të Psikologut, mes 451 psikologëve nga 1500 gjithsej. 238 vota mori Laboviti dhe 140 Mustafaraj.

Procesverbali i votimit si një ferman me vlerë, u tund fort në median e Partisë Demokratike të enjten mbrëma. “Është për t’u gajasur” – tregon një psikolog prezent në votime. “73 vota rezultuan të pavlefshme. Procesi do përfundojë në gjykatë sepse do ketë kontestime si çdo proces zgjedhor në Shqipëri. Demokratja Laboviti nuk përfaqëson as 20% të psikologëve të Shqipërisë.”

Klinika psikologjike “Laboviti” duket shumë e “ëmbël” kur e sheh si reklamë në Facebook, krejt ndryshe nga egërsia që tregoi live pronarja e saj, Brunilda Laboviti. Motrat Silva dhe Brunilda Laboviti, të dyja psikologe, dhe nëna e tyre Tamara njihen si luftëtare të flakta të kauzave të PD-së në Vlorë, ashtu si avokatja e tyre, Eda Grimci që jo vetëm militon por fle me fotografinë e Sali Berishës në shtrat.

Eda Grimci (Patagu), është kthyer në makthin e numëruesve socialistë në dy zgjedhjet e fundit, pasi qëndron vetë si komisionere nëpër qendra numërimi. Ndërsa bashkëshorti i saj, Eugent Grimci, një doganier me damkë, qëndron në hije në anën mavi, pasi ka 12 vjet që ngre dhe ul traun socialist, bashkë me shokët e tij hajdutë dhe fanatikë të Edi Ramës.

Sherri në shtëpinë e Psikologëve, duket më i shëmtuar se fytyrat e çapëlyera me tualet të rivaleve për të kapur Presidencën e Urdhrit, ta vret veshin dhe syrin më shumë se britmat dhe gishti i Flamur Nokës.

Sherri i psikologëve shqiptarë, tregon nivelin ku ka rënë shoqëria jonë, një nivel ku s’ka psikolog ta marrë në dorë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu