Protestat E Serbëve Në Kosovë, KFOR Rrethon Me Tela Me Gjemba Komuna E Zveçanit

0

Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, do të dalin sërish sot në protestë, për të tretën ditë radhazi në veri të Kosovës.

Ata kërkojnë që të tërhiqen kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

E teksa ora për nisjen e protestës po afron, KFOR ka marrë masa shtesë pasi ka rrethuar me tela me gjemba komunën e Zveçanit. Para protestuesve do të jenë telat me gjemba dhe më pas pjesëtarët e KFOR-it me pajisjet e tyre.

Protesta e dy ditëve më parë ka qenë e dhunshme, ku protestuesit serbë kanë sulmuar me sende të forta dhe plasëse ushtarët e KFOR. Nga përplasja mbetën të plagosur disa ushtarë.

Vetëm pak orë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu