Basha ka hequr pengesën amerikane

0
Shkruan Zef Ndreka
Paksa më vonesë, por veprimi i Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës pas shpalljes non grata familjarisht nga Amerikanët, konkretisht nga DASH-i, shpëtoj PD-në dhe ekzistencën e saj.
Ky veprim, per hir të së vërtetës, duhej kryer shumë vite më parë, kohë kur Basha ndjehej nën tutelën e Berishës dhe grupit të tij që e rrethonte.
Megjithë ndërhyrjet e ndërkombëtarëve dhe këshillat e herë pas-herëshme që i bënin Bashës për mos futën në listën e kandidatëve të PD-së të Berishës, kjo gjë nuk ndodhi.
Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja e vetme që Basha dhe opozita në zgjedhjet e 2021-it, megjithse i fituar, u pengua me cicmice marreveshjesh e ligjesh, të mos bëhej Kryeministër.
Presioni i SHBA-ve per Berishën ishte aq i madh sa lëvizjet dhe sjellja politike e tij po e dërgonte PD-në drejt shpalljes së një organizate terroriste.
Kulmi arriti kur SHBA-të, përmes Ambasadores Yuri Kim, deklaruar se nuk ka mbështetje për Sali Berishën dhe ndjekësit e saj. Madje, u nënkuptua se do ushqeheshin me bar!
Përjashtimi i Berishës dhe një grupi tjetër deputetësh antiamerikan nga PD-ja në Kongresin e Dhjetorit të dy viteve më parë, ishte një veprim tjetër i matur për të hequr pengesën më reale e kryesore për ardhmërinë e PD-së, atë amerikane.
Më pas, Berisha i goditur keqas nga DASH-i, si kundervënie ndaj tij, nisi foltorën për të ndërtuar me ledhat e tij një kështjellë mbrojtëse ndaj vendimit të pathyeshëm amerikan.
Në çdo lëvizje e foltore, tonet antiamerikane të Berishës dhe ndjekësve të tij erdhe duke u shtuar.
Më tej, për tu faktorizuar në rolin e tij në politikë, ai orientoi vullnetarët e tij të trafikoheshin drejt Partisë së spiunit Metaj. Ky ishte turpi i fundit që do i mbetët per tërë jetën.
Zgjedhjet vendore, treguan përfundimisht fatin e Berishës që ndjekësit e tij si mumje nuk pranojnë as ta analizojnë.
Berisha dhe Foltorja e tij mbaruan.
Për epitafin e tij politik, sigurisht rolin kryesor e kanë SHBA-të dhe Lulzim Basha.
Veprimi i Bashës per PD-në, hoqi një barrierë, me të cilën ose do të shkrihej PD-ja, ose nuk do të vinte asnjëherë në pushtet.
Ndarja përfundimtare e PD-së nga grupimet antiamerikane e antieuroatllantike është shpresa e PD-së, është ardhmëria e saj.
Tashmë, presim sëfundmi mbledhjen e kryesisë së PD-së, presim vendimet e saj për hapjen e Partisë, garën për kryetar dhe hartimin e një programi politik që do të përmbyste korrupsionin dhe rregjimin e Ramës.
PD-ja duhet të bashkohet e të arrijë alternative e besueshme e pushtetit.
Është koha dhe momenti i PD-së tashmë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu