Protesta e opozitës, qytetarët nga rrethet nisen drejt Tiranës (VIDEO)

0

1500 persona janë nisur nga qyteti i Lezhës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 16:00.

Sipas informacioneve, nisja nga Lezha do të bëhet me 5 autobusë dhe nuk do të mungojnë dhe organizimet nga njësitë administrative. Një numër i konsiderueshëm protestuesish do të lëvizin me mjete private.

Po ashtu anëtarë dhe simpatizantë të PD Elbasan janë duke u nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës. Mësohet se janë rreth 2,500 anëtarë dhe në dispozicion janë vënë 3 fugona pasi pjesa e tyre ma e madhe janë nisur me makinat e tyre private.

Një nga protestuesit nga qyteti i Elbasanit thotë se në këtë protestë duhet të ngrihen të gjithë dhe jo vetëm demokratët.Shqipëria është shitur nga Rama. Sot po testohen të gjithë shqiptarët, jo vetëm demokratët. Shqipëria është e të gjithëve. Duhet të vijnë të gjithë komunistët. Pse e shesin Shqipërinë tek rusi, pse e shesin Portin e Durrësit. Të ngrihen të gjithë, edhe të majtët. Kjo nuk është protestat jonë, është dhe duhet të jetë e gjithë shqiptarëve.

Ndërkohë bëhet me dije se 3 mijë qytetarë nga Durrësi do të marrin pjesë në protestë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu