Protesta e opozitës, një leksion demokracie, por edhe “shuplakë” ndaj partisë pushtet-shtet

0

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti, falenderoi qytetarët e Kryeqytetit që dje mbushën bulevardin duke i dhënë një “shuplakë” të fortë keqqeverisjes, vjedhjes dhe abuzimit.

Më poshtë postimi i Telitit:

Faleminderit Tiranë, faleminderit shqiptarë!

Fakt: Protesta e djeshme, ku dhjetëra mijëra tironsa dhe shqiptare mbushën bulevardin, nuk ishte thjesht një leksion demokracie për këdo, por edhe një “shuplakë” tronditëse ndaj partisë pushtet-shtet.

Fakt: Protesta e djeshme vrau përfundimisht frikën e shumë njerëzve, sipërmarrësve, fermerëve, pensionistëve, etj, të cilët kishin 11 vite që nuk ngrinin dot kokë ndaj padrejtësive të kryera ndaj tyre dhe në emër të tyre.

Dje u ndez jo vetëm drita e shpresës për shqiptarët, por edhe “qiriri i vajit” për qeveritarët.

Kur je me të drejtën, kurrë mos reshtni së protestuari ndaj keqqeverisjes, vjedhjes dhe abuzimit.

Tirana dhe Shqipëria meritojnë më shumë, ndryshimi i madh po afron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu