“Lufta në Afganistan përveç që do të sjellë shumë terroristë në Evropë do të sjellë edhe shumë heroinë“. Është ky alarmi i ngritur nga prokurori i njohur i anti-mafies italiane Nicola Gratteri.
Gjatë fjalës së tij në një veprimtari ai tha se Shqipëria është një vend i korruptuar dhe mafia shqiptare në Europë është në ngritje.
“Ekziston një mafie në zhvillim në Evropë, ajo shqiptare. Në Shqipëri është e lehtë të marrësh ryshfet dhe kur të dal jashtë, pasi bëhesh i fortë, je në gjendje të lidhesh me mafien ndërkombëtare. Holandezët e dinë mirë këtë dhe sot na pyesin se çfarë të bëjmë.
Ne bëjmë atë që mundemi, por unë thashë vite më parë se “Ndrangheta” ishte në Holandë. Problemi është se Evropa nuk dëshiron t’i japë fund, ju mund të gjeni gjithçka, dhe sot është bërë një supermarket i madh, është sheshi më i madh për të bërë biznes” tha ai.
Nicola Gratteri, që drejton prokurorinë e Catanzaros në të shkuarën ka drejtuar disa operacione për goditjen e grupeve shqiptare në vendin tij, por edhe me autoritetet shqiptare.