Policia Kufitare në Muqivercë ka ndaluar dy traktorë të drejtuar nga dy shtetas kosovarë, të cilët tentuan për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.
Dy automjetet udhëtonin nga Serbia drejt Republikës së Kosovës, ndërsa janë ndalur për kontroll në kufi.
Gjatë kontrollit policia gjeti artikuj ushqimor si mish, mjaltë, pije të gazuar, birra, djathë, sheqer, ujë etj.
Ndërkaq, u vunë nën pranga dy shoferët dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më, 20.08.2021, orës 19:50, njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë, gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan-Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë dy traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj.