Plagosja e Kokoneshit me thikë, Balla: Një i çmendur mori thikën dhe e goditi! Shkak, ndasia që krijohet çdo ditë

0

Pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë ka reaguar Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtues politik për qarkun e Fierit, Taulant Ballai.

Balla ka vizituar kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos sot me thikë. Balla ka shkuar në spitalin ku ndodhet Kokoneshi bashkë me kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa dhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi. Në një prononcim për mediat, pas daljes nga spitali, Balla tha se Kokoneshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pjesë nga prononcimi:

Taulant Balla: Ngjarja është një ngjarje shumë e rëndë, natyrshëm shresoj që edhe kolegu ynë e bashkëpunëtori i tij i ngushtë t’ia hedhin kësaj gjendjeje të vështirë. Sipas mjekëve të dy janë në proces rikuperimi pasi i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë për të dy. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçarje që ndodh çdo ditë dhe e dini se si mbillet kjo çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptoj që në këto ditë të vështira lufte të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë.

Largimi për një vend pune e justifikon?

Taulant Balla: Ju mediat keni një huq shumë të keq. Edhe kur ka fatkëqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona luftojë për jetën. Gjëja e parë që ju bëni është të thoni këtë, unë nuk e di se kush e bëri këtë, di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar e e ka goditur. Burimi i kësaj ndasie duhet të ndalet, Ne shqiptarët jemi kështu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu