Peshku i Madh Lefter Koka po lirohet nga burgu?!

0

Pas humbjes në të dyja shkallët e gjyqësorit, ish-ministri i mjedisit Lefter Koka pritet që ti drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs për të kërkuar masë më të butë sigurie, se ajo e arrestit me burg.

Koka nuk e ka depozituar ende rekursin kundër apelit të Posaçëm, por pritet që nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai ta depozitojë atë në ditët në vijim, ku do kundërshtoj vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili më 2 janar miratoi shkallën e parë duke caktuar ndaj ish-ministrit Koka masën “arrest me burg”.

Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu