Për një votë me shumë

0
Shkruan Zef Ndreka
Është detyrë ndaj çdo shqiptari, e çdo subjekti politik, e çdo kandidati në këto zgjedhje të datës 6 Mars për kryetarët drejtues të gjashtë bashkive, e çdo intelektuali e gazetari, e çdo përsoni që ndjen sado pak përgjegjësi për këtë vënd, e çdo njëriu të angazhuar për fatet e këtij populli dhe ardhmërinë e këtij vendi, të marrë e të transmetojë përgjegjësi. Situata politike e kërkon këtë.
Po vjen 6 Marsi!
Do zgjidhen kryebashkiakët për të qeverisur pushtetin lokal vetëm për një vit!
Kjo nuk është se përbën zgjidhje, pasi këshilli bashkiak është i gjithi monopartiak! As nuk përbën test elektoral.
Por, përbën një “tekë” të presidentit Meta të shkarkuar, të Berishës non grata dhe familjes së tij, Liries, Argites e Shkelzenit dhe një grupi tjetër të korruptuarish, të mbledhur rreth komisionit të rithemelimit.
Kjo “tekë” e tyre, nuk është gjë tjetër, veçse një përçarje e partisë demokratike dhe dobësimit të rolit të saj.
Pikërisht, për këtë u bashkuan ne koalicion me parti të majta dhe të tjera në bllokun “Shtëpia e Lirisë”!
Berisha si bashkë kryetarë i ri i LSI, shfaqet në prezantime kandidatësh duke ju bërë thirrje demokratëve të votojnë majtas.
Shfaqet duke anatemuar kandidatët e PD-së!
Është nje inat i vjetër që shfaqet tani në pleqëri e që i bashkohen “grupi non grata” tjeter dhe kandidatët e tjerë për non grata që presin ditët.
Nuk është e rastit që bashkohen në Durrës, Gjush Akullorja dhe Sali Gerdeci. Bashkohen “raketat”, shpatat, sëpatat, hanxharet, lopatat, cfurçet e Metës me non grata-t e Berishës!
Vetëm e vetëm për një votë më shumë se PD-ja.
Sipas tyre një votë më shumë për to do të thotë mbijetesë, do të thotë shumicë. E kështu do i bëjnë ballë Amerikës bashkë me aleatet e tyre Rusine etj. Se hallin me atë e kanë.
Sa qesharake janë bërë! Akoma nuk po e kuptojnë se.Shkodra, Durrësi, Lushnja, Dibra, Vora e Rrogozhina nuk bashkohen me ” non grata-at “.
Dhe se shqiptarët do t’i braktisin me neveri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu