PD-ja, një markatë e skaduar…

0
Shkruan Zef Ndreka
Të dëshpëruarit e shpallur tashmë me zë e figurë, mbetën kamikazët e fundit të Berishës, të cilët në asnjë variant nuk ndikojnë në fatin jo vetëm politik këtij të fundit.
Kinse për të luajtur politikë apo për të polarizuar elektoratin rreth PD-së fallco të Berishës, vullnetarët e fundit të non grat-ës i shikon më keq se të dëshpëruar, më keq se kurrë.
Jo se nuk e kanë ditur se në Shqipëri nuk ka më mosbindje civile, jo se nuk e kanë ditur se shqiptarët nuk protestojnë më për interesa përsonale e familjare të çdo kujt.
Por janë të dëshpëruar për dështimet e tyre në përpjekjet për të shkatërruar shtetin, institucionet, mbase edhe rendin.
Por zhgënjimi tjetër i madh mbetet edhe dështimi përsonal i çdo njerit kamikaz jo vetëm në sytë e shqiptarëve, por edhe tek vetë Berisha.
Tani, çfarëdo që të ndodhë me këtë të fundit, ato kanë mbetur “flamuj” në rënje, në gjysëm shtizë.
Akoma, nuk po e kuptojnë kamikazët, këto mbeturina të fundit se duhet ndryshuar gjithçka në trategjitë politike.
Më keq akoma, nuk e kuptojnë se është krijuar një hendek i pa kapërcyeshëm me elektoratin.
Dhe fakti është se populli i Tiranës por edhe i mbarë vëndit tregoi qartë se ishte i bindur për mosbindjen civile aq të dëshiruar e të kamufluar nga anti shqiptarët.
Ky duhej të ishte një leksion tjetër i radhës për të vetëquajturit përfaqësues të opozitës.
Shqiptarët kanë kuptuar një të vërtetë të madhe:
Opozita e Berishës është një minimarket me produkte të skaduara. Nuk i blen më njëri produktet e tij. Nuk i afrohet më askush. Qelb erë..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu