Deputeti Agron Shehaj ngre pyetjen se pse Olta Xhaçka nuk lë mandatin e deputetes pasi SPAK arrestoi Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Bashkisë Himarë, për falsifikimin e dokumenteve për hotelin e çiftit Xhaçka-Agaçi.
Në një reagim në Facebook, Shehaj thotë se Xhaçka është pjesë e “projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit.”
Postimi:
Olta Xhaçka do të ndërtonte resort me leje të Rames në tokë të vjedhur. Këtë e zbuloi SPAK dhe arrestoi Jorgo Goron, por Olta Xhaçka është imune.
Goro u arrestua pikërisht për vjedhjen e pronës ku Olta Xhaçka u shpall investitore strategjike.
Xhaçka duhet të lërë mandatin.
Por pse vazhdon qendron në Parlament?
Sepse ajo është pjesë e projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit. Turizmi është një nga nga të paktat hapësira ku qytetarët mbajnë shpresat për një të ardhme më të mirë në Shqipëri.