Dufi i madh i Berishës pas shpalljes non grata edhe nga Britania e Madhe nuk ka të sosur.
Berisha luftën e ka më të gjithë tani, me PD-në, me qeverinë, me Spak-un, me USA, me Britanikët, me BE etj. Ai ka zgjedhur vete të luftoje edhe në emër të 26 përsonave të tjerë të shpallur non grata.
Të tjerët po heshtin!
Që nënkupton se e pranojnë me kënaqësi vëndimin e qeverisë amerikane dhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Në emër të transparencës kinse, Berisha për interesat e tij tashmë të pakuptueshme, vazhdon lojën me mashtrimet e hartuara prej tij si strategji për t’ja hedhur. Me këtë lojë, ai vetëm mban peng një pjesë të demokratëve që janë akoma në ëndërr dhe që i besojnë akoma verbërisht!
Ndërkohë, SPAK-u fle, nuk e ndalon, duke na treguar qartë se paska qënë garancia për të dhe për qeverinë, vetë kryetari i saj, që mezi pret me kënaqësi të dorëzojë detyrën në dhjetor.
Ai, po lut Zotin, të mos i kërkohet prerë nga Amerikanët të veprojë , dhe deri me sot, justifikohet se vazhdojnë hetimet. Por ai është një frikacak, që është gati të dorëhiqet dhe fletët arresti nuk pret!
Sistemi i drejtësisëper shqiptarët dhe Shqipërinë është në rrezik.
Me prokurorët shqiptarë nuk bëhet drejtësi!
Me gjyqtarët shqiptarë nuk ka drejtësi!
Spak-u nuk është krijuar për të mbrojtur të korruptuarit. Është e pakuptimtë që me plot skandale dhe nuk ka arritur të prekë në qeverinë më të korruptuar në botë.
Grupet e strukturuara kriminale të veshur me pushtet po iu fusin të dridhurat Spak-ut, në vënd që të jetë e kundërta!
Spak është krijuar të hetojë e të veprojë aty ku ku inicie.
Çfarë do më shumë Spak-u se raportin e plotë të komisionit parlamentarë të hetimit të inçerneratorëve?!
Nuk mjafton ai raport?!
Lojë e pistë në kurriz të shqiptarëve dhe të buxhetit të tyre.
Ndërthurja e pushtetit politik me korrupsionin dhe mbrojtja nga Spak e aferës më të rëndë shqiptare, është një mashtrim i madh për shqiptarët që e kanë parë transparencën live në televizionet nga komisioni hetimor.
Ndaj, vepruar edhe anglezet me 26 të tjerë që ende nuk i dijme emrat , por që tregon se po e rrethojnë korrupsionin dhe demin t’a mbajnë për brirësh.
Kështu, me fakte do bindemi se non grata-t janë shumë pak.