Një vlerë për Shqipërinë

0
Shkruan Zef Ndreka
Iva Trako, një krenari jo vetëm për prindërit e saj, por edhe për ne të gjithë prinderit që fëmijët tanë po i diplomojmë në Universitetet më prestigjioze të botës.
Iva është një krenari.
Shqipëria ka shumë si Irma Trako, bija që vendi ynë duhet ti respektojë e ti krijojë kushtet të punojnë per Shqipërinë.
Jo se eshte vajza e mikut tonë, ekselentit doktor Edmond Trako, por ajo në pesë shtete të ndryshme ka lënë gjurmë të pashlyeshme sidomos në Argjentinë, ku mbajti 6-vjet flamurin e gjimnazit më të mirë të Argjentinës, në Paris ku bëri 5 vjet PhD i dhanë nacionalitetin si studente pasuniversitare exelente dhe fitoi konkursin në rang Kombëtar në Francë ku morën pjesë 4300 ekonomiste franceze dhe Banka Botërore e zgjodhi Iva Trakon për të përfaqësuar Francën.
Ndërsa në Washington, BANKA BOTERORE e bëri staf të saj, duke e emëruar në Departamentin kryesor të Research-eve, mbasi e fitoi atë post duke konkuruar në Los Anxhelos në job market që bëhet në nivel Botëror, ku FMN dhe Banka Botërore përzgjedhin mes disa qindra ekonomisteve nga gjithë bota nga 5-6 për çdo institucion.
Iva, flet fluently 5 gjuhë të huaja me gojë e me shkrim dhe ka deri tani pasaporta përfshi dhe atë Kombeve te Bashkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu