Avokati Spartak Ngjela është shprehur se do ketë krizë në të dy partitë e mëdha. Më tej Ngjela shton se Rama është më i shqetësuar për këtë se është më racional.
“Ajo është kriza e pritshme. Duhet të jemi të qartë. Të dyja partitë do jenë përballë krizës. Rama ëshë më i shqetësuar dhe më racional se këta të tjerët për atë që do të vijë. Është shumë e rëndë ajo që vjen dhe keni për ta parë. Tani problemi qëndron se do të krijojë krizë në të dy partitë, cila do dëmtohet më shumë nuk e di.
Mënyra se si po sillet Rama arrin në konkluzionin që thashë. Sjellja e Ramës ishte e shqetësuar për të ardhmen. Mos i shikoni si gjëma lëvizjet. Janë gjëra normale, qarkullim elitash. Shqipëria vuan për qarkullim elitash. Nuk shoh ndonji ndryshim mes Fierit dhe Elbasanit. Do kemi kohë të flasim për të gjitha, e rëndësishme është që shoqëria të ruajë ekuilibrin”, – tha ndër të tjera Ngjela.