Nesër në “Lule të vetmuara”/ Vajzat e jetimores sëmuren papritur, çfarë u ndodh atyre?

0

Feride pret me padurim që Toprak t’i propozojë për martesë. Çifti shkon në një restorant luksoz dhe aty Feride lë nam duke kërkuar unazën. Ajo zhgënjehet kur nuk e merr propozimin aq të dëshiruar.

Vajzat e jetimores sëmuren dhe dyshojnë se janë helmuar. Neriman nuk pranon që t’i dërgojë vajzat në spital. Zejno është në dilemë si të veprojë tani që mësoi të vërtetën. E ëma e shtyn që të përfitojë nga pasuria për të bërë jetën që ka dashur.

Xhemre nuk është mirë nga ana psikologjike. Ajo vazhdon të dëgjojë zëra të prindërve të saj të vdekur. Prapa kësaj fshihet halla e saj. Xhemre mëson se mikeshat e saj janë sëmurë dhe i dërgon ushqime të shijshme./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu