Në serialin “Lule të vetmuara” që transmetohet çdo pasdite në TV Klan, Ejlyl dhe Toprak nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, përveç faktit që janë nxënëse dhe profesor. Mirëpo pas “Luleve të vetmuara”, dy aktorët i ka bërë bashkë një tjetër serial.
Në serialin “Canevim”, Ejlyl dhe Toprak janë të dashuruar dhe shfaqen në krahët e njëri-tjetrit. Ata luajnë rolin e një çifti që është pëlqyer shumë nga publiku turk. Në një intervistë, ata kanë treguar se e kishin shumë të lehtë të luanin së bashku pasi vite më parë kanë luajtur edhe tek “Lule të vetmuara”, që po transmetohet tani në vendin tonë. Fakti që ata kanë punuar bashkë për 4 vite, pati efekt të mirë në serialin e ri të tyre. “Jam me fat. Je shumë e qetë kur punon me dikë që e njeh. Jam shumë e lumtur që punoj me të”-tha aktorja Biran Damla Yilmaz ose siç e njohim ndryshe Ejlyl./revistawho.com