Me votat pro të çdo anëtari, u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada.
Gjithashtu u ra dakor që qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës.
Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç që ka qenë, tashmë do të lejohen deri në 70 vjeç.
Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave.
Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patentë të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes.
Në komision u diskutua dhe evidentimi i monopatinave në autostrada dhe rrugët interubane.
Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla për këta udhëtar.
Pritet të zbardhet drafti i plotë…