Ndodhi/ 133 mijë vaksina Astra Zeneca, u ka skaduar afati, ekzekutohen

0
Më shumë se 130 mijë vaksina të kompanisë Astra Zeneca janë hequr nga përdorimi në Kosovë. Vaksinave që ishin donacion nga Norvegjia, u skadoi afati më 31 gusht të këtij viti. Kosova si vendi i fundit në rajon dhe Evropë që filloi vaksinimin, i çoi dëmë hiç më pak se 133 mijë e 234 vaksina, teksa shumë qytetarë aktualisht po kanë problem edhe me caktimin e termineve për vaksinim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë hequr nga administrimi mbi 133 mijë vaksina Astra Zeneca,

Më tutje, Vitia në një konferencë para gazetarëve konfirmoi se këto vaksina ishin pjesë e donacionit të Norvegjisë.

“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania Astra Zeneca pjesë e donacionit nga Norv egjia, e që u ka skaduar afati”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, minstri tha se ky nuk është një lajm i mirë për qytetarët.

“Natyrisht se kjo nuk është një lajm i mirë. Si ministri e Shëndetësisë qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë këtu edhe nga depuetët të Kuvendit të Kosovës  për afatin e këtyre vaksinave. Kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytarëve për të marrë këtë vaksinë e deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave. Ashtu sic e kemi cekur disa herë në ballafaqim me pandeminë, e sidmoms pas përhapjes së variantit Delta , ne nuk jemi në situartë kur duhet zgjedhur vaksina, sidomos kur ato janë të sigurta.”, ka thënë më tutje ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu