“Na mungon shumë”, Anika dhe Shivai emocionojnë fansat

0

Seriali “Bixhoz me dashurinë” ka përmbushur këtë muaj 3 vite që nga dita kur është transmetuar për herë të parë në Indi. Aktorët kryesorë të serialit, Surbhi Chandna e cila luan rolin e Anikës dhe Nakuul Mehta i njohur si Shivai kanë bërë dy statuse që i kanë emocionuar fansat. “Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme dhe që e keni mbështetur Bixhoz me dashurinë. Do mbetet një serial që do e kujtojmë me dashuri”-u shpreh Shivai. “Fotot dhe videot që po shoh tani më bëjnë të më mungojë akoma më shumë Bixhoz me dashurinë. Gjithmonë me dashuri”-tha Anika. 

Jo vetëm Anika dhe Shivai, por edhe aktorët e tjetër kanë kujtuar serialin duke i kushtuar statuse në rrjete sociale. Rikujtojmë që “Bixhoz me dashurinë” transmetohet prej më shumë se një viti në TV Klan dhe së shpejti do të transmetohen episodet e fundit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu