Monika Kryemadhi: Lulzim Basha t’u tregojë shqiptarve për drekat e darkat me Yuri Kim

0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar Lulzim Bashën si garant të prishjes së marrëveshjes së 5 Qershorit. Gjatë një interviste në Ora Neës, Kryemadhi foli ndër të tjera për darka dhe dreka mes Ambasadores Amerikane dhe Kryetarit të PD. “Zoti Basha nuk foli kur marrëveshja 5 qershorit.

Të na thotë për ato drekat e darkat me zonjën ambasadore nga 5 qershori deri më 30 korrik. Çfarë ka folur për ndryshimet kushtuese? A hyri garant zoti Basha që të bënte Rama Ndryshimet Kushtetuese? Unë nuk mendoj kur një sekretar shteti, një komisioner për zgjerimin përkrah një marrëveshje si e 5 qershorit. Ajo marrëveshja e 5 qershorit do t’i jepte shansin dhe Rudina Hajdarit të ishte deputete sot, apo një deputeti tjetër të Nismës Thurrje. Apo Jozefina Topallit, apo Astrit Patozit apo një partie tjetër. Apo Murrizit. Mund të ishin deputetë ato sot, nga një deputet për parti. Por do ti jepnin shansin e kontrollit dhe balancimit të pushtetit. Ajo marrëveshje griset nga Edi Rama me arrogancë, nuk ka ambasador që mos i dalë kundër kësaj grisje nëse nuk i del Lulzim Basha që unë jam dakord për këtë”, tha Kryemadhi./Opinion.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu