Modeli Borisov dhe fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Lajmi për arrestimin e ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe e bashkëpunëtorëve të tij të afërt është “këmbanë” për ish-kryeministrat shqiptarë në 30 vite dhe aferat e tyre korruptive. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe drejtësia e Unionit Europian ka fuqi ligjore për të ndaluar dhe vënë pas hekurave me prova ata politikanë që shpërdorojnë paratë publike të BE. Prandaj politikanët tanë ne 30 vite, bëjne sikur kërkojne celjen e negociatave dhe në të vërtetë nuk i intereson integrimi në BE, se do të thotë fundi i aferave të tyre korruptive. Privatizimet korruptive mbas viteve 90-të, ndihmat humanitare të vëndeve europiane, firmat piramidale, privatizimi i Armos, afera e Cez-Dia, sulmet e Gazprom kundër TAP-it, vjedhja e arit në Krrabë, aferat e armëve të Gërdecit, privatizimet e sektorëve strategjikë, afera e Inceneratorëve, shkatërrimi i bujqësisë shqiptare janë prova të bollëshme për ti dërguar pas hekurave kryeministrat shqiptarë në 30 vite, Berisha, Nano, Meta dhe Rama nëse provohen këta akuza. Të gjitha këta afera janë mbështetur edhe nga fondet europiane BE, por politikanët tonë i kanë përdorur për përfitime personale në dëm të së mirës publike. Prokurorët e SPAK, që është ngritur për këtë qëllim, duhet të vertetojnë provat të për të vënë në bankën e të akuzuarve politikanët shqiptarë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Media dhe shoqëria shqiptare, intelektualët duhet të mbështesin fort institucionet e drejtësisë së pavarur, mbasi paguhen për këtë punë dhe kanë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar SH.B.A.-BE. Në 30 vite politikanët shqiptarë të majtë e të djathtë, kanë lidhjet tyre të dukshme dhe të padukshme shpesh në bashkëpunim me krimin e organizuar, duke shpifur për njëri tjetrin mendojnë ta shtyjnë sa më gjatë tymnajën e tyre 30 vjecare. Një komentues shkruan në F.B.: “Është shumë e trishtueshme që shqiptarët duhet të durojnë këtë farsë. Rama ia hedh fajin Berishës për çdo problem, ndërsa Berisha fajëson Ramën, ndërsa të dy ndjekin doktrinën e Ramiz Alisë”. Një situatë e tillë politike dhe ekonomike, ka sjellë varfëri të tejskajshme dhe pasiguri për të ardhmen. Me këtë model politik në 30 vite të mbështetur edhe nga qarqe antikombëtare dhe anti perëndimore, Shqipëria nuk do të ketë të ardhme. Prandaj intelektualët e të gjithë partive, kryesisht të rinjtë duhet të reagojnë për këtë situatë kaotike, qe i detyron shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe realizon atë që quhet teoria e “Shpopullimit” e Shqipërisë. Në këtë kontekst, OKB-ja bën një parashikim të zymtë për Shqipërinë; në fund të këtij shekulli mund të përfundojmë në 1 milion banorë, pak a shumë aq sa kemi qenë para Luftës së Dytë Botërore. Lufta në Ukrainë dhe kriza botërore ndikon edhe në të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit perëndimorë dhe Kosovës.

Klasa politike shqiptare, të majtë e të djathtë duhet të nxjerrin konkluzione nga situata të tilla dhe institucionet e sigurisë kombëtare duhet të jenë më patriotë dhe të përgjegjshëm për të parandaluar cdo destabilizim të mundshëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit perëndimore. Duhet të “varen për veshësh”, të izolohen me të gjitha format ligjore, të gjithë ata politikanë në Shqipëri, të cilët janë kundër interesave kombëtare dhe perëndimit, BE, SH.B.A. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë se janë me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën kundër përhapjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst edhe në situatën e krijuar në PD, ndikojnë ish-drejtuesit e lartë të shtetit dhe bashkëpunëtoret e tyre në vite. Kam besim se demokratët e vërtetë do të bashkohen dhe do të punojnë për një opozitë të fortë pro-perëndimore dhe që do të mbështesi integrimin e vendit, luftën kundër korrupsionit, drejtësinë e pavarur dhe do të pengojnë rikthimin e Berishës në krye të PD-së. Kam besim mbas cdo krize politike dhe situatave të jashtëzakonshme sic është lufta në Ukraninë, Europa dhe Bota do të nxjerrin konkluzione për të ardhmen e njerëzimit. Neve shqiptarët, të majtë e të djathtë duhet të mendojmë dhe punojmë për një Shqipëri më të mirë dhe të integruar ne BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu