Ministri i Mbrojtjes Peleshi bën bilancin: Zjarret dogjën mbi tre mijë hektarë tokë, por puna ishte heroike

0

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke u ndalur sërish në situatën alarmante të zjarreve në vend, që ishin evidente përgjatë muajve të verës, tha se duhet bërë një ristrukturim dhe një modernizim i Mbrojtjes Civile, në mënyrë që episode të tilla në të ardhmen të jenë më të pakta.

Peleshi theksoi se ndërhyrja e FA ishte e menjëhershme dhe falë tyre, 70 % e 3 mijë hektarëve tokë të djegur janë shkurre.

Ministri tha se duhet krijuar një mekanizëm që të bëhet ndërhyrja në kohë nëpërmjet çdo bashkie ku evidentohet zjarr, e jo në çdo rast të kërkohet ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas tij, vetëm kështu do të kemi një normalizim të situatës dhe më pak episode të ngjashme si ato të verës me zjarret në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu