Ministri Bledi & Bledar Çuçi, tallet me Ardi Veliun e shkarkuar: Do merrni vesh kur t’i fiket kandili…

0

Në media po flitet që është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, çështja është cekur edhe në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku është i pranishëm edhe ministri Çuçi.

Deputeti i opozitës, Luan Baçi e ka pyetur nëse shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka ndonjë gjë të vërtetë, Çuçi është përgjigjur “Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili”, duke e trajtuar me shaka një çështje kaq të rëndësishme.

100 ditë më parë Kryeministri Rama i vuri 100 ditë afat drejtuesve të polici që që e gjithë struktura të futej në shina.

Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Rama la 100 ditë afat për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta.

Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.

Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha në atë kohë Kryeministri Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu