Mesut Ozil dhe Amine Gulse i japin fund beqarisë, dalin pamjet e para të ceremonisë

0

Mesut Ozil dhe Amine Gulse i dhanë fund beqarisë në një dasmë tradicionale turke. Futbollisti dhe ish-Miss Turqia e organizuan ceremoninë në hotelin ‘Four Season’ në Stamboll, ku morën dhe bekimin e presidentit Raçep Tayyip Erdogan. Edhe pse me një ‘look’ dhe fustan të thjeshtë, Amine dukej si një princeshë e vërtetë. Një llogari në ‘Instagram’ e krijuar nga fansat e ish-missit dhe aktores së njohur, ia ka dalë të sigurojë disa foto dhe video nga momente të ndryshme të dasmës. Në disa prej tyre çifti shfaqet duke kërcyer dhe duke shijuar dasmën në maksimum. Gjithashtu, momenti kur çifti tha ‘Po’ ndodhi përballë një pamjeje madhështore, me disa nga të ftuarit dhe familjarë të pranishëm. Kujtojmë se Amine dhe Mesut janë në një lidhje që nga viti 2015 dhe dasma e tyre ishte një nga eventet më të komentuara të vitit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu