Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nuk e ka humbur mundësinë për të dhënë një mesazh të koduar nga Tropoja, vend të cilin e vizitoi një ditë më parë. Në foton e publikuar shihet qartë se Yuri Kim i pret kokën një gjeli të pjekur që shihet në tavë. Nga atmosfera në ambient, duket se Kim ka qenë e ftuar në ndonjë event festiv.
Por, ambasadorja ka marrë thikën dhe ka nisur t’i presë kokën gjelit. Në foto shihen dhe se të pranishmit e tjerë rreth ambasadores Kim duartrokasin.
Duke qenë se Tropoja është vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, a është ky një mesazh i koduar nga Kim?
Thotë gjë, apo kjo fotografi është thjesht një rastësi?