Media greke: Turqia kontrollon ekonominë e Shqipërisë

0

Prania e influencës turke në Shqipëri duket se ka shqetësuar fqinjët grekë, të cilët janë fuqizuar ushtarakisht kohët e fundit pas tensioneve me Ankaranë për çështjen e detit.

Në një një “blog” të publikuar “huffingtonpost.gr”, shkruar nga autori Themistoklis Katsaounis, thuhet se Turqia kontrollon ekonominë shqiptare.

“Një problem tjetër, kryesisht për Greqinë, është fakti që Turqia po depërton ekonomikisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Në fakt, një forcë e përhershme ushtarake turke është vendosur në Shqipëri. Marrëdhëniet e ngushta ekonomike midis Shqipërisë dhe Turqisë ishin gjithashtu të dukshme nga pritja madhështore e Presidentit Erdogan për kryeministrin shqiptar gjatë vizitës së tij në Ankara. Turqia kontrollon kryesisht ekonomitë e dy vendeve të Ballkanit, pasi është investitori më i madh në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Maqedoni duke e bërë në thelb marrëveshjen e Prespës një fletë të zbrazët”, thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar në median greke, ku autori hedh idenë e përforcimit ushtarat me burime njerëzore dhe materiale të Greqisë dhe Qipros.

Ndërsa Presidentin turk Erdogan, e cilëson një “despotik të paparashikueshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu