Ish-kreu i FRPD-së, Lisandër Hoxha thotë me bindje se Berisha është e shkuara e PD-së, kurse e ardhmja e saj janë të rinjtë. Jo vetëm kaq, p[or Hoxha paralajmëron se Lulzim Basha mund të dorëhiqet.
“Mos u çudisni kur Basha të dorëhiqet, duke ia lënë peshën shpatullave të brishta të Gazmend Bardhit. Berishizmi është model që ka fuksionuar sa kohë ka qenë pjesë e PD. Sali Berisha është e shkuara e PD, e ardhmja besoj se duhet të jenë të rinjtë dhe të rejat. As Basha nuk është e ardhmja. Nëse krijohet një parti e re shpresoj që të jetë një lokomotivë energjish. Vendi është pa opozitë”, – tha Hoxha.
Opozita me në krye Bashën, sipas Hoxhës nuk ka besueshmëri për të bërë rotacion, ndërsa hodhi akuza se kreu i PD është bashkë me Ramën.
“Modeli Basha s’po funksionon. Opozita e Bashës s’ka kredo për të qenë lokomotivë. Frika ime është se kjo opozitë është e kompromentuar. Basha është gangrene që mban peng të ardhmen e vendit tonë. Unë bëj pjesë te ata që them se zoti Basha dhe Rama janë bashkë. Berisha nuk është në drejtim të PD, se po të ishte s’do ishte pjesë e PD Jonila Godole”, – tha Hoxha.