“Lule të vetmuara” -Burak ia lë fajin e zjarrit Gokhanit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Mjekët shpëtojnë Xhemren. Feride mëson se Kaderit i kanë marrë një analizë kur ka shkuar në spital. Neriman përpiqet ta fshehë këtë çështje nga Ferideja. Songyl falenderon Gokhanin që i shpëtoi jetën Xhemres. Gynej bëhet xheloz kur sheh Songylin me Gokhanin. Feride shkon në spital për tu interesuar për analizat e Kaderit dhe përballet me Banun dhe bashkëshortin e saj.

Banu ka frikë se bashkëshorti i saj do mësojë të vërtetën. Defne mëson se Xhemren e kishin kyçur në tualet dhe kupton që këtë e ka bërë Buraku. Burak denoncon në polici Gokhanin sikur e ka vënë ai zjarrin. Songyl, Ejlyl, Kader dhe Meral vizitojnë Xhemren në spital.

Xhemre habitet kur mëson se Defne ka qarë për të dhe Nazan ka paguar shpenzimet e spitalit. Feride shqetësohet për Kaderin pasi nuk arrin të gjejë shkakun pse i kanë bërë analiza në shpinë. Gokhan viziton Xhemren në spital dhe kjo e fundit e falendëron që i shpëtoi jetën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu