Letër: I dashur demokrat! Partia Demokratike e ka jetike mbështetjen e U.S.A. dhe Partisë Republikane Amerikane!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Unë që po shkruaj këtë letër kam studiuar Gjermanistikë, gjuhë dhe kulturën gjermane. Më pëlqen Beethoveni, Wagner, Schiller, Gotte dhe Nietzsche, por më pëlqejnë dhe lexoj edhe artistë dhe shkrimtarë të popujve dhe kulturave të tjera amerikane dhe europiane. Kam respekt të madh tek C.D.U-në zonjën Merkel dhe Zonjën Kramp-Karrenbauer. Kam besim të plotë tek forcimi i Gjermanisë si lidere e B.E-së, sidomos mbas BREXIT. Kam respekt edhe për vendet të tjera të B.E.-së, të cilat janë vende me demokraci, kulturë, ekonomi të zhvilluar dhe kanë ndihmuar në zhvillimet politike, ekonomike edhe në periudha të vështira të historisë.

E ardhmja do të jetë B.E., Europa e Bashkuar.

10 kushtet e Bundestagut, politika gjermane është për celjen e negociatave me kushte për Shqipërinë, rivendosjen e demokracisë, d.m.th., largimin Edi Ramës. Por P.D. nuk kanë “asgjë në vijë” pa mbështetjen e Amerikës, zotit Donald Trump dhe Republikanëve Amerikanë! Por kjo mbështetje duhet të fitohet, me politikë konkrete dhe reforma politike në P.D., që të qeverisi shumë mirë në të ardhmen dhe të sjelli stabilitet në vend dhe rajon. E shkruajta me gjuhë aspak diplomatike, P.D., nuk ka “asgjë në vijë”, por ky është një përfundim i vërtetë! E shkruajta me stilin e gjuhës së folur të Zotit, Trump, që i thotë gjërat “troc” dhe kanë shumë kuptim dhe ndikojnë pozitivisht për gjithë botën dhe natyrisht për Ballkanin perëndimor. P.D. dhe Zoti Basha kanë marëdhënie shumë të mira me U.S.A dhe qeverinë e Zotit Trump, por kjo marëdhënie duhet të intensifikohet konkretisht më shumë në të ardhmen! Amerikanët kërkojnë të jenë prezent për reformat e rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, mbasi kanë qenë shumë të saktë në krizën Ballkanike dhe në Kosovë, kanë bërë shumë, sëbashku me NATO-n dhe europinaët. Zoti Grenell për Kosovën dhe Zoti Palmer për Ballkanin janë përfaqësuesit direkt të Zotit Trump. Këtë besoj se e kuptojnë shumë mirë politikanët në Kosovë dhe Shqipëri. Politikanët tonë duhet të mësojnë mirë edhe “gjuhën dhe të menduarin” e një administrate sic është ajo e Zotit Trump, që do të fitojë edhe dy mandate të tjera. Unë e kuptoj gjeopolitikën dhe nuk kam ndërmed të analizoj “konkurrencën e të mëdhenjve” Amerikë dhe Gjermani, pavarësisht se më pëlqen Gjermania dhe politika gjermane. Debati në këta nivele është shumë i lartë. Neve kemi problematika të tjera, me shtetin ligjor, ekonominë, arësimin, investimet, emigracionin, varfërinë, krimin dhe korrupsionin dhe integrimin në B.E., që vetëm amerikanët, si në të gjitha vendimarrjet mund të ndikojnë tek disa vende europiane skeptike për Shqipërinë, që pa logjikë janë shpesh kundër. Administrata e Zotit Trump, nuk mbështet ish-socialistët (komunistët) në Shqipëri në këto 80 vite që në vtin 1945, që kanë mentalitet kundër ish-pronës, lirisë së fjalës dhe e kanë shpirtin të mbushur me ide marksiste, duke shkatërruar shpirtin njerëzor. Në P.D. ka shumë “modele të tillë” (xhaketa të vjetra), që besoj deri me ardhjen e shpejtë të P.D.-së në pushtet do të largohen. Amerikanët kërkojnë që ligji i dekriminalizimit të funksionojë edhe në P.D. Ish-deputeti Halim Kosova zbuloi nismën e nisur me ambasadën e SHBA brenda P.D.-së: “Askush s’do i shpëtojë dekriminalizimit”! Zoti Grenell është optimist për zhvillimet në Kosovë heqjen e taksës dhe njohjet e shtetit të Kosvës. Zoti Genell deklaron: “ Ne dëshirojmë të sjellim ide edhe energji të reja në Kosovë, punë për të rinjtë dhe stabilitet për tëe gjithë rajonin”. Grenell gjatë qëndrimit në Kosovë foli për marrëveshjen finale me Serbinë, krijimin e qeverisë së re, largimin e taksave ndaj produkteve serbe dhe ndaljen e lobimit të Serbisë kundër shtetit të Kosovës. “Shikoni prosperitetin në Amerikë…. Si t’u jepet të rinjve punë e shpresë. Ajo që kam dëgjuar nga bizneset amerikane është se duan të vijnë këtu por mendojnë se ka ende konflikt….”, ka thënë ndër të tjera Grenell. Ndërsa zoti Palmer deklaroi në “Mëngjezin e Lutjeve” për Europën Jug-lindore: “Të punojmë sëbashku dhe të këmbëngulim për integrimin e Shqipërisë në B.E., duke shpresuar që shumë shpejt të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin. Kemi të njëjtin vizion edhe përsa i përket Ballkanit Perëndimor”. Në këtë takim mori pjesë edhe ish-deputeti i P.D.-së Halim Kosova. P.D. nuk mund të vijë në pushtet, përmes protestave të dhunshme! I dashur demokrat: “P.D. nuk mund të vijë asnjëherë në pushtet, përmes protestave të dhunshme”. Shqipëria nuk është në Amerikën Latine, as ka patur historinë e Rumanisë. P.SH. Bolivia eksporton drogë në Shqipëri, me ndihmën e klientëve të Edi Ramës, por nuk ka mundësi të eksportojë revolucione të stilit ameriko-latin. Edhe Rumania nuk është shembull, mbasi në vitin 1991 rumunët i’a futën “lules së ballit” Nikola Causheskut, kurse neve i futëm në burg për kafe ish-byronë politike dhe sot “nipërit e tyre” janë miliarderë dhe oligarkë që sundojnë Shqipërinë. Rumania është anëtare e BE-së. Biles më sa më kujtohet ishin pikërisht amerikanët që nuk ishin dakord me vrasjen e Nikola Causheskut, por punët i shpejtuan disa qarqe ballkanike, serbët, të cilat kishin interesa, kërkonin të ishin prezent në “Revoluicionin demokratik” në Rumani dhe rajon. Edhe në Shqipëri amerikanët ishin kundër dhunës në 1991 dhe kërkonin shtetin ligjor jo “rrëmuja dhe eksperimente ekonomike dhe politike”.

Amerikanët e parashikonin shumë mirë situatën në Ballkanin perëndimor, luftërat që u zhvilluan dhe ndikuan negativisht për zhvillimin e rajonit. Prandaj administrata e Zotit Trump dhe përfaqësuesit amerikanë për rajonin, Shqipërinë dhe Kosovën janë për bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit në B.E. dhe janë totalisht kundër dhunës. Politika e Zotit Trump ka sjellë paqe dhe qetësi në Ballkan dhe zhvillim ekonomik dhe po punon për integrimin e rajonit në BE. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë se pa ndihmën dhe mbështetjen amerikane, këta procese historike nuk funksionojnë. Këtë e ka treguar historia së paku 30 vjecare. Të gjithë përfaqësuesit amerikanë dhe europianë janë kundër protestave të dhunshme për ardhjen e P.D.-së në pushtet. Këtë e deklaron edhe ish-deputeti Halim Kosova për VOA. “Unë mendoj se përmes protestave të dhunshme asnjëherë nuk mund të vish në pushtet. Më e rëndësishme se protestat është ajo se çfarë premton P.D. dhe me çfarë njerëzish përballet apo për të nesërmen”. Edhe Kryetari i P.D-së Lulzim Basha i garanton qytetarët se, shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Në kuadër të nismës më të re të opozitës, “po të dëgjoj”, e cila synon prekjen më nga afër të realitetit me të cilin përballen qytetarët shqiptarë. Interesimit të një qytetari, sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme, kryedemokrati, theksoi edhe njëhëre qëndrim se, zgjedhjet prlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, janë zgjidhja e vetme, në këtë kohë krizë, ndërsa e garantoi që ato do të mbahen shumë shpejt. Ndërsa referuar aksionit opozitar në ditët në vijim, dhe pyetjes a do të zhvillojë opozita e bashkuar protesta kombëtare, Basha thekson se tubimet do të vijojnë në cdo formë, nga minatoret te naftetaret, nga studentet te bizneset e vogla e te mesme, etj. Sipas tij, protestat jane nje nder mjetet demokratike te cdo opozite per te ngritur zerin per hallet dhe shqetesimet e shqiptareve, dhe do perdoren ne cdo moment qe do te vleresohet si e nevojshme.

I dashur demokrat Të shkruajta për politikë të “madhe”, por do të ishte më mirë që sejcili prej nesh të punonim në zonat ku banojmë, me qytetarët për të kuptuar problemet që ka komuniteti dhe të organizonim strukturat e P.D-së për zgjedhjet e parakohshme dhe ruajtjen e votës nga “matrapazët dhe bandat” e Edi Ramës! P.D. sot ka një lidership që më krijon besim për të ardhmen, Zotin Lulzim Basha, ka një kryesi dhe një këshill kombëtar më të mirin në këto 30 vite. P.D. ka profesionistë dhe intelektualë që do të zgjidhin edhe punët e mëdha politikën e brëndshme dhe të jashtme por edhe problematikat e përditshme që kanë qytetarët shqiptarë, të shkaktuar nga qeverisja e mbrapshtë e Edi Ramës. Jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë.

Me respekt q.gjyrezi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu