Lëshoja një zë

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Lëshoja një zë
Lëshoja një zë jetës, thuaj që ti je e çmuar.
Të gjithë ne që jetojmë në këtë botë t’mistershme, por jo të huaj.
Respektoje, nderoje tënden e të tjerëve
pa ndrojtje.
Ajo, ty do të sjell klithma të ndezura me bekime shpirtërore.
Kujdesu për të, si një thesar të rrallë
që ta dhanë.
Shfrytëzoje secilën ditë dhe çast me mendime veç bardh.
Sepse në fund të rrugës, ndërmendja do të shikoj e kthyer nga pas.
Për hapat e tua të maturuar, ti, do të ndihesh krenar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu