Lana, lumi i turpit dhe i ndyrësirave në mes të Tiranës

0

Shtrirjen e Tiranës nga lindja në perëndim e përshkon lumi Lana, që në kushte të tjera do t’i shtonte vlerat kryeqytetit shqiptar.

Por një çështje e ndjeshme e qytetarëve ndaj Lanës është kundërmimi i aromës së rëndë, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza të zonave të ndryshme.
Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i shqiptarëve, por vit pas viti është bërë destinacion për mijëra turistë nga mbarë bota.

Imagjinoni pështypjen që lë “kryeqyteti europian i rinisë” me aromën e rëndë në të gjithë gjatësinë e lumit që i futet mespërmes qytetit.

Por përpara se të shkojmë te halli i turistëve, janë me mijëra qytetarët që çdo ditë përshkojnë në këmbë, biçikletë apo makina rrugët e trotuaret në dy anët e kurrizit të Lanës.

Më e ndotur, me një erë të padurueshme fekalesh, është zona e njohur si rruga e Elbasanit. Është e pamundur të ecësh përgjatë ETC-së dhe më tej pa u bezdisur nga aroma e ndyrë që të bllokon hundët e të trazon stomakun. Kështu kundërbon trupi i kalbur i një qyteti  që propagandon shumë fytyrën e mbushur me makiazh.

Flitet kaq shumë për lulishte të reja, rrugë sipas standardeve më të fundit, kënde argëtimi, por në fund harrohet se lumi që përshkon tejpërtej zemrën e Tiranës, qelbet erë!!!

S’ka si të mos joshesh një çast nga reklamat, dritat apo vizat e bardha në rrugë, që sapo janë lyer. Thuajse gjithçka është nën kontroll, derisa realiteti të shkund nga pas: Po vjen erë e qelbur!

 
Një qytet evropian, dëgjon lart e poshtë kronikave televizive. Por larg zhurmës televizive ujërat e zeza derdhen papushim qetësisht në Lanë.

Ironike se si një prej produkteve më interesante të marketingut momentalisht në kryeqytet, zbukurimet e Vodafone, ideuar këndshëm me drita për festat e fundvitit, ndodhet pikërisht në një prej pjesëve më kundërmuese të Lanës.

  

Një anomali e pashoq, tendencë për t’i larguar problemet duke i fshehur. Ështe si t’ia punosh nga pas shtëpisë tënde, të fshehësh pluhurat nën tapet, me mendjen se kushedi, s’vihen fort re! E turpshme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu