Kush e kishte fajin mes SPAK e BKH / Hajnaj largim pa lavdi

0

Më 28 Korrik të 2020, për herë të parë Prokuroria e Posaçme nga komisioni i përzgjedhjes propozoi si drejtues për Byronë Kombëtare të Hetimit znj. Aida Hajnaj.

Emisioni Fact Check sjell një kronologji të kësaj gare që i dha mandatin 5 vjeçar znj.Hajnaj për të drejtues të konsideruarën FBI shqiptare.

Në fazën e parë të aplikimit asokohe garuan 41 kandidatë siç dhe shihni në këtë dokument.

Verifikimi i dokumentacionit të kërkuar reduktoi listën në vetëm 18 kandidatë që kishin dosje të plota për t’iu nënshtruar më pas testit fizik.

Faza e tretë pasi përfundoi dhe testi fizik duke përfshirë edhe aftësitë trupore në repartin e Forcave Speciale RENEA ju dha të drejtë të vazhdojnë garën vetëm 8 kandidatëve.

Mes tyre që u kualifikuan ishin Ervin Hodaj, Aida Hajanaj, Ardian Çipa, Idajet Faskaj, Lindita Nushi, Artur Beu, Ylli Pjetërnikaj dhe Gentjan Shehaj.

Pas intervistiemve të tetë kandidatëve, faza finale e pasurisë dhe figurës mbeti me 4 garues dhe nga kjo garë u skualifikuan z.Ervin Hodaj, z.Artur Beu dhe z.Idajet Faskaj.

Për komisionin e vlersimit të garuesve përbërë nga z.Arben Kraja asokohe drejtues i SPAK dhe dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra kandidati që plotësonte edhe kushtin sipas nenit 6 pika a e ligjit 95/2016 ishte znj.Hajnaj.

Ky mandat pesë vjeçar i Hajnaj nisi krah Arben Krajas asokohe drejtues por shumë shpejt gjërat u tensionuan dhe dy institucionet SPAK e BKH kaluan në mungesë komunikimi.

Pas largimit të Krajës dhe mbërritjes së Altin Dumanit drejtues, znj.Hajnaj doli krah tij, kjo marrëdhënie zgjati shumë pak dhe tensioni u rikthye sërish. Deri në pikën ku dy titullarët sërish s’patën më komunikim.

Gjithçka u bë zyrtare në momentin kur Hajnaj kërkoi një mandat të dytë dhe ajo u zhduk edhe nga tavolina e konferencave të përbashkëta që SPAK mbajti me partnerët.

Vendin e saj e zuri numri dy i BKH-së oficeri Joni Keta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu