Kur “trimi” Lorenc Luka fshihej si “lepur” në Itali në vitin 1997

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Sali Berisha ka mbështetur në 30 vite në Shkodër, figura të dyshimta në të gjitha planet, thjesht për pushtetin e tij personal në dëm të Shkdrës dhe qytetarëve të saj. Një prej këtyre figurave në Shkodër është edhe Lorenc Luka, me nofkën “Loli”, një “lolo” i vërtetë i Berishës. Lorenc Luka politikani i dështuar dhe qesharak i Shkodrës, një personazh që i ka bërë dëme Shkodrës i “akuzuar” për deklarim pasurie u zgjodh, anëtarë i komisionit familjar për rithemelimin e PD-së?! Lorenc Luka një politikan i “pashkolluar” mirë, që nuk ka lënë post politik pa provuar në Shkodër dhe është zgjedhur dy herë në parlamentin shqiptarë, ka patur gjithmonë mbështetjen e Sali Berishës. Në aktivitetin e tij politik “mediokër” është shquar për paafatësi politike dhe “kurthe” politike në Shkodër dëm të demokratëv.

Nga viti 2005 deri në vitin 2013 sëbashku me Jozefina Topallin kanë bërë shumë dëme për zhvillim ekonmik Shkodrës, me politikën e tyre klienteliste, lokale, pa program të qartë zhvillimi. Projekti amerikan për zhvillimin e qytetit të Shkodrës, 2005-2015 është ndryshuar disa herë thjeshtë për interesa klienteliste në dëm të infrastrukturës në Shkodër. Në mandatin e I-rë si Kryetarë Bashkie në Shkodër ai mbahet mend për punët “shkel e shko” për zhvillimin e qytetit. Por në mandatin e II-të duke bashkëpunuar me të majtët, ish-kandidatin socialist ai vazhdoi me të njëjtën formë të drejtuari të qytetit në dëm të cilësisë dhe në kurriz të fondeve publike. Në vitin 2013 Berisha nuk e zgjodhi për deputet, si pasojë e opinionit shumë të keq, që kishte lënë si Kryetarë Bashkie. Lorenc Luka i ka bërë dëm edhe PD-së në Shkodër, duke antarësuar individë që nuk kanë të bëjnë me demokratët, thjeshtë për të menduar për të ardhmen dhe për ta shfytëzuar PD-në si mburojë për aferat e tija. Në vitin 2017 u rizgjodh deputet në parlament duke mos justifikuar përfaqësimin e Shkodrës, me një nivel të ulët në planin politik. Lorenc Luka jo vetëm që nuk ka bërë opozitë ne vitin 2017 për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Shkodrës, por ka heshtur mbasi kishte frigë nga Edi Rama se mos merrej me të shkuarën e tij, me tenderat në Bashkinë e Shkodrës.

Në një seancë parlamentare, kur Luka tentoi gjoja të “ndërhynte” kur po fliste Edi Rama, kryeministri iu drejtua me “gisht” duke ia mbyllur gojën. Shtrohet pyetja si mund të bëjnë opozitë disa politikanë kur janë të zhytur në afera klienteliste?! Por një rast flagrant papërgjegjshmërie politike, ka ndodhur në vitin 1997, kur ai u fsheh në Itali, duke lënë demokratët dhe zyrën e PD-së në mëshirë të fatit. Kur Sali Berisha e ka telefonuar për ta pyetur për situatën e jashtëzakonshme të 1997-tës në Shkodër, Loroja i është përgjigjur, se “jam tek halla në Elbasan”!? Sali Berishës i ka dalë në telefon prefiksi i Italisë. Në të gjithë karrierën e tij politike ai ka shpërdoruar besimin e demokratëve, duke abuzuar me mbështetjen që ata i kanë dhënë. Demokrati Isuf Meta shkruan këta ditë në FB me datën 4 Janar: “Ku u fshehën disa ish drejtuesa lokalë e politikë në vitet e errrëta të 1997 dhe kur P.D. ishte në opozitë? Demokratët e vërtetë dallohen në opozitë dhe në ditë të vështira. Dikush nuk është mësuar të kontribojë për të tjerët, por vetëm të përfitojë nga “pozicioni në pozicion”, të pangopur për 30 vite.

Kur koha i nxjerr jashtë bëhen “Bisha politike”, duke mos kursyer as miqtë e tyre që vetëm i mbështetëm vazhdimisht”. Këta janë modelet, “trimat” e komisionit familjarë për “rithemelimin” e PD-së, që ka përzgjedhur Sali Berisha për të sulmuar selinë e PD-së dhe zotin Basha, që gjatë karrierës së tyre politike janë treguar “lepura frikacakë” dhe kanë ngritur vetëm kurthe në dëm të demokratëve të ndershëm Shumica e tyre janë një grup “frikacakësh” si Lorenc Luka, që kanë abuzuar shumë me mbështetjen e demokratëve dhe selisë që iu dha emër, por e kanë “mjelë” vetëm për intersat e tyre familjare dhe personale sëbashku me Sali Berishën. Demokratët e vërtetë kanë zgjedhur rrugën e tyre për të ardhmen me datën 18. Dhjetorë. 2021 me kryetarë Lulzim Bashën, për të larguar regjimin e Edi Ramës për të ndryshuar dhe integruar Shqipërinë në aleancë me SH.B.A-të!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu