Kur inteligjenca artificiale bie në duar të gabuara, nuk kemi më të bëjmë me teknologji, por me armë.

0

Kur inteligjenca artificiale bie në duar të gabuara, nuk kemi më të bëjmë me teknologji – kemi të bëjmë me armë.

Sot pata mundësinë të flas në konferencën e organizuar nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) me temën “Kundër AI-së Koercitive: Një Strategji kundër Agresionit Teknologjik nga Shtetet Armiqësore,” mbajtur në Tiranë.

Diskutuam mbi mënyrat se si disa shtete po përdorin inteligjencën artificiale për të përhapur dezinformim, për të destabilizuar shoqëritë demokratike. Në një kohë kur teknologjia po përparon me ritme të jashtëzakonshme, ruajtja e integritetit institucional, sigurisë kombëtare dhe të drejtave të njeriut është më jetike se kurrë.

Rreziqet që burojnë nga përdorimi keqdashës i AI – përfshirë kontrollin masiv, manipulimin e opinionit publik dhe operacionet kibernetike – janë reale. Por ashtu janë edhe mundësitë për një reagim të përbashkët. Kjo kërkon standarde të përbashkëta, qasje të bazuar në rregulla dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të mbrojtur hapësirën digjitale.

Faleminderit ACCET, partnerëve ndërkombëtarë dhe të gjithë pjesëmarrësve për diskutimin e hapur dhe angazhimin serioz mbi një nga sfidat më kritike të kohës sonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu