Koronavirusi/ Bie numri i vdekjeve, në 24 orët e fundit, vetëm 2 humbje jetësh

0

Kjo e premte ka regjistruar një numër të ulët vdekjesh në spitale si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për dy jetë të humbura, pacientë nga Tirana, të moshës 82 dhe 85 vjeç.

Për të rënë në gjurmët e rasteve të reja, janë testuar 2 mijë e 652 persona, dhe 179 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu