KLGJ-ILD të verifikojnë arsimin e gjyqtarit Agron Zhukri, futur në drejtësi me 8 klasë shkollë e diplomë plepash false

0
Në dosjen e tij të emërimit si gjyqtar, Agron Zhukri deklaron se ka kryer Kursin e Plepave në Durrës, diplomuar “Gjyqtar” me vlerësim “Shumë mirë”; mirëpo ky kurs është bërë fillimisht 3 muaj gjatë periudhës prill-qershor 1993 me VKM nr. 133, datë 26.03.1993, ndërsa me VKM nr. 296, datë 21.06.1993 është zgjatur deri më 30 shtator 1993, kohë kur gjyqtari ka qenë me punë shofer-furnitor te Ambasada Shqiptare në Romë

Gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri, është kallëzuar në SPAK, me akuzën “Shpërdorim detyre”, lidhur me vendimin e tij klintelist për regjistrimin e Foltores si PD zyrtare; por dhe hetim administrativ, për ligjshmërinë procedurale e lëndore të vendimit, mbasi në proces nuk ka pranuar palën përfaqësuese ligjore të kësaj partie.

Por Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, përveç ligjshmërisë së këtij vendimi në favor të Foltores, duhet të hetojë vërtetësinë e shkollimit që ka gjyqtari Agron Zhukri dhe dokumentet e diplomim-certifikimit si “Gjyqtar”.

Sepse referuar denoncimeve e provave, të depozituara disa herë në ish-KLD gjatë viteve 2004-2019 e që sot janë në arkivin e KLGJ, rezulton se ky gjyqtar është vetëm me arsim 8 vjeçar, me dyshime se ka përdorur dëftesë false të shkollës së mesme.

Sipas datëlindjes së tij 11 janar 1965, gjyqtari Agron Zhukri, ka qenë 26 vjeç në vitin 1991 kur filloi shofer te gazeta “RD”, ndërsa nëse ka kryer Juridikun, do ta kishte përfunduar më 1988.

Në formularin e dekriminalizimit, gjyqtari Agron Zhukri deklaron se në periudhën dhjetor 1992- qershor 1994, ka qenë pjesë e stafit të Ambasadës Shqiptare në Romë, pa treguar se çfarë pozicioni ka pasur, ndërkohë që ka qenë shofer-furnitor i familjeve të trupës diplomatike.
Në dosjen e tij si gjyqtar, Agron Zhukri deklaron se ka kryer Kursin e Plepave në Durrës, diplomuar me vlerësim “Shumë mirë”, mirëpo ky kurs ka qenë 3 muaj gjatë periudhës prill-qershor 1993 me VKM nr. 133, datë 26.03.1993, ndërsa me VKM nr. 296, datë 21.06.1993 është zgjatur deri më 30 shtator 1993, kohë kur gjyqtari ka qenë shofer- furnitor te Ambasada në Romë.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet t’i verifikojnë këto fakte, mbasi bëhet fjalë për marrje diplome false si kursant plepash, me të cilën në muajin shkurt 1997 kur digjej Shqipëria, ai është emëruar N/gjyqtar në Tiranë me dekret të ish-Presidentit Sali Berisha.

Po kështu, përveç diplomës së gjimnazit, duhet verifikuar edhe çfarë diplome universitare false mësuesi, veterineri apo agronomi, ka përdorur Agron Zhukri, për t’u pajisur me diplomë kursi plepash, mbasi pranimi në atë kurs ka pasur kusht arsimin e lartë.

Këto indicie, për kalimin e Agron Zhukrit, nga shofer me 8 klasë shkollë në gjyqtar, i janë çuar dhe Ilir Metës si Kryetar i KLD në muajin shtator 2017, por nuk i ka bërë objekt hetimi.

Madje me Vendim Nr. 47/5, datë 2.10.2017 të KLD, është vlerësuar “Mirë”, megjithëse relacioni për të kishte 60 denoncime për korrupsion, fshehje e mos pranim provash në gjyqe.

E vetmja gjë, që gjyqtari Agron Zhukri nuk mundi të pastronte e falsifikonte, ishte Raport- Dosja e tij Personale nr. GP 12225, datë 2.11.2017 e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, mbasi më parë i ishte dorëzuar OMN-SHBA në kuadër të procesit të “Veting”.

Por gjithsesi, me lidhjet politike dhe milionat që ka, ka mundur të zvarrisë kohën e daljes para “Veting”-ut nga 15 qershori 2020 e në vazhdim.

Në VIJIM/ Me çfarë “punësh” është marrë gjyqtari Zhukri, pas kthimit në Roma në qershor 1994 e deri para emërimit gjyqtar në shkurt 1997; për çfarë “mëkati” është pushuar nga puna në ambasadë dhe a i ka sekser gjyqesh, dy djemtë e tij të pajisur me licenca avokati?/Pamflet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu