Kim pas takimit me Bashën: Erdha në selinë e PD pas takimit me shefat e mi në DASH dhe Uashington

0

Ambasaorja amerikane, Yuri Kim ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD.

Ajo tha se se sapo ishte kthyer nga SHBA ku kishte folur me shumë ambasadorë dhe shtoi se kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri.

Mes të tjerash ambasadorja tha se kishte shkuar në selinë Blu atë çka kishte ngjarë.

“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj se ne jemi tepër seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm ta sulmojmë atë. Ka disa raporte shqetësuese për atë që ka ndodhur për rastet madhore ndaj korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Do doja tu kujtojë që në 6 Maj të 1920 kur të gjithë donin që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut presidenti Ullsion tha se Shqipëria duhet të qendrojë. I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do të vijojë sovrane. Atyre që synojnë t’i vendosin SHBA-të kundër popullit shqiptar u them se ju e keni gabim. Pozita jonë sa i përket pavarësisë së Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar, as për PD-në’, tha Kim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu