Songyl dhe Gynej martohen. Vajzat dëshpërohen kur mësojnë se nuk ka më shpresë për të gjetur Ejlylin. Feride mëson papritur se Songyl është martuar dhe qorton vajzat. Sadullah kap mat Songylin me Gynejin dhe bën namin.
Songyl i tregon të atit se është martuar. Sadullah e mohon Songylin si vajzën e tij. Songyl i shpreh të gjithë mllefin të atit dhe i thotë se nuk do pendohet për këtë vendim. Gynej shkon së bashku me Songylin në shtëpi dhe i tregon të ëmës se ata janëmartuar. Selen nervozohet dhe godet Songylin. Gjendja e Kemalit përkeqësohet dhe të gjithë presin me ankth. Kemal zgjohet papritur. Mesude i përgjërohet të tregojë ku ndodhet Ejlyl dhe Kemal tregon. Policia dhe ambulanca shkojnë në vendndodhje por nuk e gjejnë Ejlylin pasi Kemal ka gënjyer.
/revistawho.com