Kanë kaluar 20 vite, Zhade kujton me mall telenovelën “Kloni”

0

“Kloni” ka qenë një nga telenovelat më të ndjekura në Shqipëri e në mbarë botën. Kjo telenovelë brazilianë u zhvillua në vitet 2000 dhe pati një shikueshmëri të lartë. Të gjithë e mbajmë mend Zhaden e bukur, një rol i luajtur nga aktorja Giovanna Antonelli.

Së fundmi Giovanna e ka kujtuar këtë telenovelë duke postuar në Instagram dy foto, në njërën prej të cilave shfaqet me aktoren Carla Diaz e cila në serial luante vajzën e saj. Giovanna Antonelli me anë të këtij postimi i pyet fansat nëse po e ndjekin telenovelën “Kloni” sepse momentalisht po transmetohet përsëri në Brazil.

Sot Giovanna Antonelli është 43 vjeç dhe luan në shumë seriale të suksesshme. Mes tyre kujtojmë edhe serialin “Një mundësi e dytë” që sapo përfundoi në TV Klan. “Kloni” ishte seriali që e bëri aktoren të famshme në botë./revistawho.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu