Shkruan Zef Pergega
Vellai i tij patrioti dhe aktivisti i shquar i disapores shqiptare ne New-York Sionon Qafa dha lajmin e hidhur per vdekjen e Kujtim Qafes pas nje semundje te rende. Gjithashtu si anetar i Vatres per Kujtimin Vatra ne Michigan percolli kete njoftim: “Me hidherim te thelle njoftojme komunitetin Shqiptare, se sot nderroj jete Legjenda (The legend) e nacionalizmit shqiptare, Zt Kujtim Qafa .
Kujtimi aq shume e donte Shqipnine, sa sakrifikoj te gjithe pasurine e tij per çeshtjen kombetare. Kujtimi ishte nje nga nacionalistat e pare qe erdhen ne Shqiperi ne vitet 1990 dhe lobuan fuqimisht , si nga ana financiare ashtu edhe materiale, qe Partia Demokratike Shqiptare te vinte ne fuqi.
Te shkruash per Kujtim Qafen duhen ore te tera , por ne kemi qene me fat qe e kemi pasur ne mesin tone.
Pusho ne paqe Mik i dashtun , po shperndajme disa momente te bukura sebashku”
Po botoj me kete rast te dhimbshem foton qe e kam shkrepur vete ne aktiviteti e 100 vjetorit te pavaresise organizua ne Imperial Hause nga nje grup patriotesh me inisiativen e pronarit te ketij biznesi Ndue Ftoni. Kujtimin per disa vite e kam patur fqinje dera deres ne Clinton Tw.p. ne Micigan. Per jeten e tij kam shkruar ne librin Vigan ne Krisht e Vatan kushtuar Mons. Zef Oroshit dhe ne shkrime te tjera per aktivitetin e tij. Ashtu i rrembyeshem e energjik Kujtimi angazhohej ne cdo ceshje kombetare e shoqerore, mbeshteste mediave dhe krijuesit e komunitetit, mori pjese ne demostratat antikomuniste, shkoi per vizite ne Shqiperi ku pa nga afer se “sukseset” e komunizmit nuk ishin ato qe thuheshin. Per kater vjet zgjidhet si kryetari i pare i shoqates “Mirdita” ne Michigan. Te gjithe jemi ne kete udhe dhe ate qe ke dhe ate qe nuk e ke lenja zotit se do ta gjesh atje. Me kete rast te dhimbshem per familjen ngushullime te sinqerta Nikolles dhe Simonit dy miqt e mi te mire.