Çagatay Ulusoy i ka munguar publikut prej kohësh pasi aktori nuk i ka pranuar ofertat e fundit për seriale. Roli i tij i fundit ishte në serialin “I infiltruari” ku mori shumë famë në Shqipëri.
Mediat turke raportojnë se aktori 29-vjeçar shumë shpejt do të rikthehet, por jo në ekranin e televizorit. Ai do të hapë një kanal në Youtube ku do të postojë këngët e tij. Përveç aktor, Çagatay Ulusoy është edhe një këngëtar shumë i mirë, por talentin e tij e ka shfaqur vetëm në disa filma.
Ndërsa së shpejti atë do ta shohim të merret seriozisht me muzikën. Mediat turke shkruajnë gjithashtu se Çagatay do të shfaqet duke i rënë kitares në videot që do të publikojë në kanalin e tij./revistawho.com