Zv-Presidentja e SHBA, Kamala Harris u bë gruaja e parë në historinë e Amerikës, që mori fuqi presidenciale, pasi Joe Biden, iu nënshtruar një kontrolli shëndetësor.
85 minuta zgjati ndërhyrja për z.Biden, për aq kohë sa qendroi në anestezi gjatë kontrollit mjekësor me kolonoskopi. Ky test u bë në prag të ditëlindjes së 79 të Biden, dhe shkoi me sukses, siç kanë bërë të ditur mjekët.
Tashmë, Presidenti është kthyer në detyrë. Zonja Harris e ushtroi ndërkohë detyrën për gati një orë e gjysëm, nga zyra e saj, në Ëest Ëing, të Shtëpisë së Bardhë. Ky transferim pushteti nuk është hera e parë që ndodh.
Kamala Harris, është e para grua me ngjyrë që ngjitet në këtë post kaq të rëndësishëm në USA.