Ja politikani me dosjet më të rënda në Shqipëri/ Gazetari i njohur bën deklaratën “bombë”: 30 akuzat janë të provuara, disa në SPAK

0

Gazetari i njohur Gjergj Zefi, editor i portalit më të famshëm shqiptar pamfleti.net , gjatë një bisede televizive, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është politikani me dosjet më të rënda në Shqipëri.

“Politikani që ka dosjet më të rënda që e kanë çuar vendin në këtë zgrip, është Sali Berisha. 30 akuza të vërtetuara publikisht. Ai është personi nga duhet ta fillonte drejtësia në Shqipëri. Kontradikta e Berishës me SHBA-në është shumë e hershme, arriti kulmin në ’96.

Dosjet më të bujshme, mund të ndalem në tre prej tyre që kanë mbërritur në SPAK, dhe mendoj që kjo është edhe elementi që kam sjellë sot, Gërdeci, 21 Janari dhe shitja e klubit Partizani. Të tri janë në SPAK. Gërdeci nuk është hapur akoma. Pavarësisht përpjekjeve maksimale” tha Zefi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu