Kërkimi për thesare të humbura ka qenë prej kohësh një element kryesor i legjendës së udhëtimit. Kështu ka nisur edhe ideja e ekspeditave të pafat të eksplorimit.
Shtatë muaj pas zbulimit të anijes HMS Endurance të Ernest Shackleton, vjen një zbulim i ri, kamerat e eksploruesit Bradford Washburn, të humbura në një akullnajë të largët malore 85 vite më parë.
Grupi “Explorer Griffin Post”, duke udhëhequr një ekspeditë zbuloi pajisjet në akullnajën e largët, Walsh në Territorin Yukon të Kanadasë, gjatë një kërkimi njëjavor në muajin gusht.
Në qershor 1937, Ëashburn dhe kolegu i tij i ngjitjes Robert Bates u nisën në një mision për t’u ngjitur në malin Lucania, mali i tretë më i lartë i Kanadasë, në atë kohë maja e fundit e pangjitur në Amerikën e Veriut. Është pjesë e Parkut Kombëtar dhe Rezervatit Kluane në Territorin Tradicional të Kombit të Parë Kluane.
Ata duhej të fillonin dhe të përfundonin ngjitjen e tyre në akullnajën Ëalsh, por moti i keq bëri që avioni i vogël të bllokohej dhe piloti refuzoi të kthehej për të marrë eksploruesit.
Të bllokuar, ata duhej të bënin jo vetëm ngjitjen, por edhe zbritjen në këmbë, duke ecur mbi 150 milje nëpër shkretëtirë, deri në qytetin më të afërt. Për ta bërë këtë atyre iu desh të hidhnin gjërat e tyre si: një arkë me pajisje prej 900 paund, duke përfshirë tenda, pajisje për alpinizëm dhe tre kamera.






