Deputeti Ervin Salianji deklaroi se zhvilloi një takim me kryesinë e PD-së në Korçë. Por teksa theksoi se ka vetëm një Kuvend të Partisë Demokratike, Salianji mesa duket ka harruar se ka edhe një kryesi të PD-së në këtë qark, që në fakt u shkri në korrik të këtij viti.
Partia Demokratike në Korçë pothuajse u shua plotësisht. Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë, u dorëhiqen edhe 51 kryetarë dhe sekretarë të grupseksioneve.
Ata në atë kohë deklaruan se janë të pakënaqur më drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha dhe në mungesë të reflektimit të tij, kanë vendosur të largohen nga partia.
Ndërsa sot nuk dihet se cilën kryesi të PD-së mblodhi Salianji në Korçë!