Origjina e kësaj feste për shprehjen e dashurisë nuk është romantike aspak. Prifti Frank O’Gara nga Irlanda ka treguar historinë e vërtetë të njeriut pas kësaj feste – Shën Valentinit.
“Ai ka qenë një prift romak në periudhën kur ka qenë perandori Claudias i cili i kishte persekutuar kishat në atë periudhë të caktuar. Ai gjithashtu kishte dhënë një urdhër i cili ua ndalonte martesën të rinjve”, tregon O’Gara.
Kjo ishte bazuar në hipotezën se ushtarët e pamartuar luftonin më mirë sesa meshkujt e martuar sepse këta të dytit janë më shumë të frikësuar se çfarë mund t’u ndodh grave të tyre apo familjes nëse vdesin.
“Duhet të kemi parasysh se ka qenë në shoqëri shumë tolerante ajo në të cilën ka jetuar Valentini. Poligamia do të kishte qenë shumë më e popullarizuar sesa vetëm një mashkull e një grua që jetojnë bashkë. Dhe prapëseprapë disa prej tyre josheshin nga besimi i krishter. Por, normalisht se kisha mendonte se martesa është diçka shumë e shenjtë mes një mashkulli e një grua dhe se kjo gjë duhet të inkurajohet. Kështu, ideja për t’i inkurajuar ata të martohen brenda kishës krishtere kishte qenë e Valentinit dhe ai i kishte martuar fshehtazi për shkak të urdhrit të perandori”, shpjegon prifti O’Gara.
Eventualisht Valentini ishte kapur, burgosur dhe torturuar për performimin e ceremonive martesore kundër urdhrit të perandorit Claudius.
Në vitin 269 pas vdekjes së Krishtit, Valentini ishte dënuar me një ekzekutim tre-pjesësh që përfshinte rrahjen, gjuajtjen me gurë dhe në fund heqjen e kokës vetëm për shkak të qëndrimit të tij pro martesës krishtere.
Historia gjithashtu thotë se fjalët e fundit që Valentini i kishte shkruar, kishin qenë për një vajzë ku në fund të letrës ishte: “nga Valentini yt” – shprehje e cila përdoret edhe sot.